Nagavci tenton t’i njollosë grevistët: E shpallën kur Kryeministri Kurti po dialogonte me Vuçiqin, s’është porosi e mirë

Greva e mësimdhënësve, sipas ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka dëmtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Nagavci tha se greva u shpall kur Kurti ishte duke dialoguar me Vuçiqin në Bruksel. Ministrja e akuzoi Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës që s’ia dhanë Kurtit një garanci, e cila sipas saj i nevojitej kryeministrit.

“Siç ju kujtohet të gjithëve, greva nga ana e BSPK-së u shpall në ditën kur kryeministri Kurti ishte në Bruksel dhe po dialogonte me presidentin Vuçiq, pra në kohën kur më shumë se asnjëherë, kryeministrit të Republikës së Kosovës i nevojitej një garanci në mënyrë që të përcillte mesazhin e duhur që qytetarët e Kosovës janë unikë e të barabartë dhe në mbështetje të Qeverisë sa i përket temave të rëndësishme”, tha ajo të mërkurën në RTK.

“Ç’lidhje ka kjo me vizitën e kryeministrit në Bruksel?”, e pyeti gazetari. “Këtë lidhje pse po e bëni?”.

“Sepse ju tregova faktet”, u përgjigj fillimisht Nagavci. Ajo tha se në vend s’duhet të nisin greva kur kryeministri shkon në dialog.

“Ndonëse SBASHK-u kishte premtuar se do të njoftojnë, greva u shpall nga e BSPK-së më 25 gusht. Dhe po. Unë mendoj që nuk ka qenë një porosi e mirë. Mendoj që në momente të tilla, kishin mundur të zgjedhnin një ditë përpara ose pas dhe nuk mendoj që është mirë që në momente aq të rëndësishme për vendin, të dërgohet një porosi që sindikata, administrata e të tjerë, nuk janë në mbështetje të Qeverisë”,