Nagavci: Situata me pandeminë e rëndë, vendi po shkon në katastrofë humanitare dhe ekonomike

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë sa i përket menaxhimit të Pandemisë.

Nagavci thotë se se qytetarët nuk po testohen dhe jo më të kurohen, vendi po shkon në katastrofë humanitare dhe ekonomike.

“Çështja është vërtet emergjente, dhe është e pakuptimtë se Kryeministri Hoti nuk është këtu. Andaj sot nuk di se cila gjë është më e rëndësishme se shëndeti i qytetarëve. Cdo ditë ka lajme për humbje jetësh dhe sot humbi jetën edhe një mjek. Ajo për të cilën jemi dëshmitarë është se shumica e të dyshuarve jo vetëm që nuk po trajtohen por as nuk po testohen. Të dashur kolegë deputetë ka shqetësime edhe nga personeli shëndetësor dhe nga qyterët , po flas si qytetare. Kemi Qeveri jokompetente të pa zotë dhe të pa ndërgjegjshme. Të dashur qytetarë kujdesuni vetë për shëndetin tuaj, pasi vendi po shkon në katastrofë humanitare dhe ekonomike” tha Nagavci.