Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka hedhur akuza ndaj presidentit të vendit, LDK’së, e partive që po tentojnë të formojnë koalicionin qeverisës.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se presidenti i dërgonte nga dy letra në ditë, kreut të LVV’së, Albin Kurtit duke ia kërkuar emrin për mandatarin.

Ajo thotë se tashmë të njëjtit po heshtin.

“Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar ajo.