Nagavci: Po përgatisim nxënësit për tregun e punës, bashkëpunimi me bizneset i domosdoshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional që po mbahet  në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Nagavci me këtë rast tha se sistemi i arsimit luan një rol në zhvillim shoqëror të një shteti. Madje ajo u zotua se fokus kanë përgatitjen e nxënësve për tregun e punës, duke shtuar se bashkëpunimi me bizneset është i domosdoshëm .

Për punë praktike të nxënësve ajo tha se janë ndarë mbi 3 milionë euro dhe se janë duke marrë model shtet më të zhvilluara.

“Edhe këtë vit jemi në përgatitje të fillimit të ri shkollor për t’iu dhënë mundësinë nxënësve të zgjedhin profilin e tyre. Planet për sektorin e prodhimit është bashkëpunimi shumë i rëndësishëm. Ne jemi duke punuar duke pasur në fokus bashkëpunimin me biznese duke i’u ofruar edhe kurrikula që me përfundimin e shkollë profesionale nxënësit të jenë të gatshëm për punë”.

“…arsimi profesional është realizuar me metodën e pjesëmarrjes fizike në shkolla ndërsa praktika ka qenë e kufizuar. Dihet që shkollat jo gjithmonë mund të ndjekin trendin e zhvillimit. Gjatë këtyre viteve ka pasur donacione nga partnerë. Ne dalim nga kjo situatë duke konsoliduar për mësimin për punë praktike. Ka modele të shumta si i Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë”.

“Andaj na nevojitet bashkëpunim me industrinë të shohim se cilat janë bizneset që nxënësit mund të fitojnë njohuritë për vendin e punës. Poashtu edhe bashkëpunimi në biznese. Ne kemi paraprë 3 milionë e gjysmë euro për nxënësit për punë praktike. Më shumë sesa një vetëdijesim arrihet me sukses kur prindërit do të shohin rëndësinë kur të përfundojnë një profil të caktuar”.

Nikola Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, tha se fokusi duhet të jetë ekonomia dhe heqja e barrierave tarifore.

“Sa e motivojmë ne të riun dhe një nxënës për të ndjekur arsimin e lartë. Qeveritë tona e kanë obligim që nuk mjafton fokusi është agjendë e parë ngritja e grupeve sipërmarrjet qeveri drejt arsimimit profesional. Nëse nuk bëjmë skanim nuk mund të kërkojmë arsim profesional”.

“Ne duhet të eksportojmë një eksport të shkathtësisë së produkteve të vendeve tona. Vetëm me paga të mira mund ta motivojmë që ky i ri të punojë Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

Nebih Hoxha kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, tha se kërkesa e biznese për punëtorë të kualifikuar ëshë e madhe, raporton EO.

“Numri i papunësisë është alarmant dhe kërkesa e bizneseve për kuadro është e madhe. Është handikap real në teren që duhet ta detektojmë pse është kjo mungesë. Zanafillën e këtij problemi e shohim në aftësimin profesional. Është mungesë e madhe e fuqisë punëtore”.

“…mendoj që me një bashkëpunim të institucioneve qeveritare mund të arrijmë te një perspektive më e mirë për vendin. Një problematikë është edhe, paga por duhet punuar në këtë drejtim në ngritjen e vetëdijes së rinisë që perspektiven mund ta shohin edhe këtu me një përkrahje të fuqishme”.