Nënkryetarja e Kuvendit

Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, i thotë se nuk mund të flas sa herë dëshiron në Kuvend

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme plenare për menaxhimin me COVID 19.

Pas kritikave të ashpra të deputetit të LVV-së, Fitim Uka karshi të parit të shëndetësisë, Zemaj insistoi të marrë fjalën në emër të qeverisë, por kryesuesja e seancës, nuk ia dha një mundësi të tillë, pasi Zemaj kërkonte të fliste në emër të qeverisë e jo replikë ndaj deputetit.

Përkundër insistimit, e dyta e legjislativit i tha kreut të shëndetësisë në vend se ai në Kuvend nuk e merr fjalën sa herë të dëshiron.

“Jo sa herë të doni, një raund i deputetëve dhe mandej ju, jo sa herë doni. Sipas rregullores jo sa herë të doni. Ismet Beqiri e ka fjalën. Pasi të përfundon pastaj…zotëri Zemaj nëse dëshironi për replikë mund të merrni fjalën, ndërsa nëse dëshironi me u adresu në emër të qeverisë, pasi të përfundoni deputetët. Nuk e merrni fjalën sa herë dëshironi. Zotëri Zemaj a keni replikë”

E ministri Zemaj vazhdimisht iu referua kryesueses së seancës se nuk është duke lexuar rregulloren e Kuvendit drejtë.

Zemaj: Rregulloren lexo

Urdhëro, rregulloren lexo”, tha ai.