Nagavci e VV’së tregon se a do të drejtojë seancën e sotme nëse refuzon Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për T7  ka thënë se nuk do të drejtojë seancën e sotme ku pritet të votohet qeveria e Avdullah Hotit nëse të njejtën gjë refuzon ta bëjë Vjosa Osmani.

Nagavci ka thënë se seanca e sotme është seancë e turpit dhe se nuk pranon që të bëhet pjesë e një skenari të tillë.

“ Kjo seancë është seancë e turpit, dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi. As unë s’mund të jem pjesë e këtij skenari të trupshëm”, ka thënë Nagavci.