Nagavci e shkeli Kushtetutën, Albin Kurti dikur: Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga kryetari i atëhershëm, Qëndron Kastrati.

Pra, një ministre e Qeverisë Kurti po del të jetë shkelëse e Kushtetutës, për çka kohë më parë Albin Kurti e dënonte e akuzonte qeverisjen e Isa Mustafës për diçka të tillë, transmeton Periskopi.

“Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Isa Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, kishte thënë Kurti para dy viteve, duke akuzuar në këtë rast Isa Mustafën.

Më poshtë video: