“Na këpute shpirtin, na ike e shkove në parajsë”, 34-vjeçari vdes nga Covid-19

Njê person në moshën 34-vjeçare nga fshati Gramaqel i Komunës së Deçanit ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Kurrë se besova se virusi do ta merr jetën, shumë u rujte prej virusit, por s’ja dole. Zoti njerin e mirë e merr ngat vetit”, bëhet e ditur në postim.

Përgjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të rasteve me koronavirus, ka njoftuar se në Kosovë për 24-orët e fundit janë shënuar 21-vdekje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.