Lindita Berisha

“Na ka sulmuar mbi 1 orë, jam shtatzënë, kisha frikë për foshnjën” – Flet gazetarja që u sulmua nga dy qytetarë

Dy gazetaret që u sulmuan dje derisa ishin duke kryer punën e tyre si gazetare në teren kanë kritikuar Policinë e Kosovës për mos trajtim adekuat të rastit.

Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni janë sulmuar dje deri sa po kryenin punën e tyre në terren.

Sot gazetarja Lendita Berisha ka dhënë një prononcim për media.

Ajo ka treguar më shumë rreth rastit deri sa ka thënë se në pamje shihen vetëm afër 4-5 minuta, ndërsa sulmi ka vazhduar për një orë.

Berisha ka thënë se ardhja e Policisë së Kosovës në vendngjarje ka qenë e vonshme.

“Reagimi i institucioneve nuk është për tu admiruar, e kanë neglizhuar rastin”, ka thënë Berisha.

Gazetarja e cila ka qenë gjithashtu e sulmuar, Fjolla Hyseni nuk ka mundur të prononcohet për media për shkak të gjendjes së rëndë emocionale pas rastit.