Gazetari intervistoi myslimanët në Berlin të cilët theksuan se për fat të mirë nuk ka gra dhe burra biondë në lagjen e tyre.
Deklarata të tilla u pritën me zemërim në rrjetet sociale, por edhe me miratim disi shqetësues nga myslimanët, shkruan Ballkani.info.
Më mirë do të jetonit si evropian apo sipas sheriatit?, ishte pyetja e gazetarit.
“Ne jemi myslimanë, sigurisht, sipas Sheriatit. Shikoni këtë rrugë, shikoni përreth jush, a shihni ndonjë të bardhë këtu? Falë Zotit, të gjithë këtu janë myslimanë”, ishte një nga përgjigjet.
“Ne do t’i konvertojmë gjermanët në fenë tonë, për të mirën e tyre”, thoshte një nga përgjigjet më mbresëlënëse.
Kujtojmë se një sondazh i fundit tregoi se emri më i zakonshëm mashkullor në kryeqytetin gjerman është Muhamed. /Ballkani.info/







