Myftiu i Maqedonisë u shkarkua, nuk dha dorëheqje

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi.

Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari. Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive.