Për vdekjen e sekretares Madeleine Albright ka reaguar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë për Albright se ka qenë simbol i shpresës, lirisë, e demokracisë.

Tërnava ka shkruar se sekretarja Albright për Kosovën do të kujtohet përjetësisht si zonja e fortë e drejtësisë, lirisë dhe humanizmit.

Postimi i plotë:

Me dhembje e pikëllim mësova se mikja e madhe e vendit dhe populli tonë, Madeleine Albright, ish-sekretare e Shtetit të SHBA-ve, paska ndërruar jetë.
Në periudhën e okupimit, sekretarja Albright, për ne ishte simbol i shpresë, drejtësisë, lirisë e demokracisë.
Sekretarja Albright ka qenë ndër më të vendosurat për ta larguar pushtetin e Millosheviqit nga vendi ynë, kjo edhe për faktin se sekretarja kishte përjetuar që në fëmijëri persekutimin e përndjekjen dhe nuk bënet asnjë kompromis me zullumqarin e shekullit.
Për ne, sekretarja Albright do të kujtohet përjetësisht si zonja e fortë e drejtësisë, lirisë e humanizmit.

Zoti e mëshiroftë!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava