Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet

Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi për Demokracia.com ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para.

“Sipas vlerësimeve tona kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit. Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota. Brenda një ore do të dalim me rezultate zyrtare”, tha Mustafi.

Shaip Kamberit i duhen 610 vota për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë./Demokracia.com/