Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili njëherësh është edhe këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është këtë vit nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Preshevës e kanë nisur pa asnjë libër të aprovuar në gjuhën shqipe.

Mustafi ka thënë se kjo është strategji politike e Republikës së Serbisë që diskriminon shqiptarët atje, e në veçanti ka për qëllim shpopullimin e asaj pjese. 

“Edhe këtë shtator nxënësit e shkollave të mesme e fillojnë mësimin pa asnjë tekst të aprovuar nga Ministria e Arsimit e Serbisë …  kjo për shkak se Ministria ndalon tekstet mësimore në gjuhën shqipe, nuk siguron barazi në mes të nxënësve dhe edhe më tej nxënësit shqiptar i konsideron të dorës së dytë”, është shprehur Mustafi në emisionin “Interaktiv” në KTV.