Mustafi me shokë refuzojnë të luajnë?

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit në Bundesliga.

Skuadra e Schalke 04 zyrtarisht ka rënë nga Bundesliga.

Pas humbjes nga Arminia Bielfeld, tifozët e klubit gjerman kërcënuan lojtarët.

Duke e parë këtë presion që po iu bëhet lojtarëve, këta të fundit po e mendojnë edhe mundësinë që mos t’i luajnë këto ndeshjet e mbetura.

Për këtë ka folur edhe Drejtori Sportiv, Peter Knabel i cili në këtë rast i kupton të gjithë lojtarët, përfshi edhe Shkodran Mustafin, mbrojtësin shqiptar.

“Nëse dikush nuk dëshiron të luajë në këto katër ndeshjet e fundit është i lirë. Edhe ata që nuk dëshirojnë të qëndrojnë me ne pas përfundimit të sezonit, janë të lirë”, ka thënë Knabel.

Bundesliga është futur në karantinë 10 ditore dhe ndeshje gjatë këtij vikendi nuk do të ketë.

Takimi i radhës për Schlakes do të jetë më 8 maj kundër Hoffenheim – ndeshje për statistika.