Mbrojtësi

Mustafi drejt largimit nga Arsenali

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar është kritikuar jashtëzakonisht për paraqitjet e tij me londinezët.

Një largim të mundshëm e ka konfirmuar edhe babai i lojtarit, njëherazi edhe menaxheri i tij, Kujtim Mustafi.

“Nëse arrin ndonjë ofertë joshëse do ta konsiderojmë. Ai kurrë nuk ka luajtur në Gjermani, përveç në Akademinë e Hamburgut”, deklaroi Mustafi.

Mustafi këtë sezon ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në Premierligë, gjithsej 350 minuta.

27-vjeçari ka kontratë me Arsenalin, deri në vitin 2021.