Kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi ka pritur në takim komisarin e lartë për pakicat kombëtare në Hagë, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov, me të cilin kanë diskutuar për diskriminimin e pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Mustafi ka shkruar në Facebook se raportet ndërkombëtare janë matës e presion disiplinues ndaj autoriteteve diskriminuese.
Postimi i plotë i Mustafit, pa ndërhyrje:
✌️Me Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë, Ambasadorin Kairat Abdrakhmanov.🤝
Bashkëbiseduam për diskriminimin e pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.🙋
Raportet ndërkombëtare janë matës e presion disiplinues ndaj autoriteteve diskriminuese. 👊
#Vazhdojmëbashkë







