Mustafë Selmanaj nderohet me titullin e lartë të Forcave Ajrore Kanadeze (FOTO)

Ushtarak i njohur kanadez, John Paul Mulhall, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe i cili ka njohur shumë ushtarë të UÇK-së në Tiranë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, i ka dedikuar titullin e lartë ushtarak kanadez Mustafë Selmanaj, komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në letrën dërguar Selmanajt, Mulhall, tash oficeri i pensionuar i Forcave Ajrore Kanadeze, nder tjerash shkuan se ai ka qenë më shumë fat që ka takuar disa ushtarë të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit gjatë luftës.

“Pas luftës kam takuar ish ushtarët e UÇK-së gjithandej Kosovës dhe jam kënaqur duke kaluar shumë orë me ta dhe duke dëgjuar përvojat e tyre dhe sfidat e tyre si luftëtetarë të lirisë. Admirimi im për ta vetëm sa ka vazhduar të rritet sa herë që kam pasur mundësi të flas me ta”, shkruan Mulhall në letër, shkruan Ballkani.info.

Oficeri kanadez në vazhdim të letrës i shkruan Mustafë Selmanajt se këtë dhuratë që ia dërgon ka dëshirë ta shoh në shtëpinë e tij në Gllogjan, si simbol të respektit të thellë jo vetëm për të, por për të gjithë ushtarët e UÇK-së që luftuan për pavarësi, veçanërisht ata që për juve janë “shokët e rënë”.

Tutje ai sqaron se dhurata e dëguar si titull luftarak mbahet në Muzeun Kombëtar të Luftës në Otava të Kanadasë, ndërsa sqaron se Selmanajt i ka dërguar edhe dokumentacionin ku sqarohet simboli i dhuruar dhe që e mbajnë ushtarët kanadez të aviacionit.

“Shpresoj që në një të ardhme të afërt do të mund të rikthehem në Kosovë dhe të kalojë kohë me juve Mustafë dhe më shumë ish ushtarë të UÇK-së”, shkruan Mulhall në fund të letrës.

Duhet cekur se kjo dhuratë ekziston në vetëm 1995 kopje, derisa Mustafë Selmanajt i është dhuruar kopja e 255-të. /Ballkani.info/