Mustafa sot piu kafe me “gomarin” Albin Kurti! Kështu e pat quajtur kur ia krahasoi djemtë me vëllezërit e Thaçit

Pikërisht katër vjet më parë, ish kryeministri Isa Mustafa, tash kryetar i LDK-së, e kishte quajtur “gomar” Albin Kurti. Kurtin, me të cilin sot u takuan dhe pinë kafe si dy persona të qytetruar.

Edhe aso kohe ishte muaji gusht, kur Isa Mustafa iu kishte përgjigjur një komente të Albin Kurtit, shkruan Ballkani.info.

Kurti në një koment të mëhershëm kishte thënë “Zajednicën” e Serbisë në Kosovë e mundëson “Zajednica” e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës.

Mirëpo këtë nuk e ka pritur mirë kryeministri Mustafa i cili e ka ftuar Kurtin që të merret me të dhe jo me djemtë e tij.

“A e di kush, cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen”, kishte shkruar Mustafa. /Ballkani.info/

loading…