Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se LDK veproi ashtu siç edhe ka deklaruar më parë për koalicionet parazgjedhore, pra duke shkuar e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kryetari Isa Mustafa është i autorizuar për të diskutuar me partitë politike, derisa është marrë vendimi që do garojmë pa një koalicion parazgjedhor”, tha Mustafa në RTK, transmeton Ballkani.info, duke mos treguar nëse është arritur marrëveshja me AKR-në që të garojë në listën e tyre.

Sa i përket kauzës me të cilën LDK-ja merr pjesë në zgjedhje, Mustafa thotë se ata hyjnë në zgjedhje për fitore.

“Natyrisht si partia më e vjetër në këto zgjedhje LDK-ja në krye me z.Hoti garon për vendin e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, shtoi ai. /Ballkani.info/