Mustafa shpërndan fotografitë e Rugovës me Bill Clinton: Kur në Uashington priteshim si miq shtëpie

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka shpërndarë fotografi të ish-presidentit, Ibrahim Rugova me presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë.

Mustafa i ka shpërndarë këto fotografi në kohën kur pushteti aktual, Qeveria Kurti po akuzohet se i ka prishur marrëdhëniet me ShBA-të.

“Kur në Uashington priteshim si miq shtëpie…”, shkroi Mustafa krahas fotografive.