Mustafa: Qeveria në detyrë duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për kufizimin e lëvizjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Këtë, Mustafa e tha pas takimit me presidentin Thaçi.

“Qeveria duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës, që ia ka kufizuar atyre lirinë e lëvizjes, por edhe të kenë kujdes me marrjen e vendime sa janë Qeveri në detyrë”, tha Mustafa.

Sot, presidenti Thaçi, po ashtu ka mbajtur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, presidenti është duke zhvilluar takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.