Mustafa pyetet nga deputetët për studentët që nuk u punësuan pas kthimit nga Turqia

Mungesa e legjislacionit, është shkaku pse 11 studentët kosovarë, shkollimin e të cilëve e ka financuar Ministria e Punëve të Brendshme, kanë mbetur pa punë.

Kështu ka thënë ministri Ekrem Mustafa, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Ai ka thënë se këta studentë kanë refuzuar mundësinë e ofruar nga ish-ministri.

Zgjidhje për studentët e shkolluar në Akademinë e Policisë në Turqi, kanë kërkuar deputetët.

Kurse, deputeti i LDK-së, tha se të diplomuarit në Turqi do të ishin punësuar më herët nëse nuk do të kishte punësime partiake.

Në këtë komision është miratuar edhe projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për letërnjoftim.

loading…