Mustafa publikon fotografi të Rugovës me Hill e Petrisch: Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të vjetër të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova së bashku me amerikan Christopher Hill dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch .

Në kohën kur Qeveria Kurti po akuzohet se po i mban larg aleatët e Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të Presidentit Ibrahim Rugova.

Në këtë fotografi shihen Rugova, ambasadori amerikan Christopher Hill dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch, me duar të bashkuara me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq.

Rugova, Hill, Petritsch. Rambouillet.