Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar ish- deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Ai në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta, ka përkujtuar veprimtarin e shquar politik, Agim Kikajn.

“Agim Kikaj ishte shumë i afërt me njerëzit dhe miqtë e tij. Ai gjithmonë ishte i hareshëm dhe modest duke pasqyruar shpirtin e tij të pastër dhe karakterin e tij të lartë që e kishte”, shkruhet në faqen zyrtare të LDK-së.