Arben Mustafa, profesor dhe zyrtar në Partinë Demokratike të Kosovës i ka reaguar Ministrit të Financave Hekuran Murati, pasi ky i fundit prezantoi një tabelë, me pretendimin se ka rritje të madhe ekonomike në vend.
Mustafa e ka demantuar Muratin, duke shpjeguar e rritja reale ekonimike është 3.3%, nën mesataren e asaj që ishte para se Kurti të vinte në pushtet, e që ishte 4.6%.
Pa dyshim edhe nën synimin e Qeverisë që parashihte rritje deri në 5.5%.
Mustafa në fund i ka thënë Muratit se fotografitë fiktive nuk i përmirësojnë kushtet e jetës, por vetëm puna për të krijuar kushte për zhvillim të vërtetë të ekonomisë.
Postimi i plotë:
Ministri i Financave i’u paska kthyer manipulimeve me interpretimin e shifrave të rritjes ekonomike, duke vazhduar të paraqes vlera nominale, të cilat në kushte të inflacionit nuk janë asgjë tjetër përveç se tendencë për mashtrim të publikut.
Norma reale e rritjes ekonomike për vitin 2023 po del të jetë jo më shumë se 3.3%, që është dukshëm më e ulët sesa mesatarja prej rreth 4.6% para se të vinte Albin Kurti në pushtet.
Poashtu, ministri paska thënë se këto rezultate janë në linjë me pritjet e tyre!
Jo zotni, pritjet e juaja në projekt-buxhetin për vitin 2023 kanë qenë se rritja ekonomike do të jetë 5.5%, ndërsa keni përfunduar me vetëm 3.3%!
Përpjekjet e vazhdueshme për të paraqitur një fotografi fiktive të zhvillimit nuk i përmirësojnë kushtet e jetesës, por vetëm puna për të krijuar kushte për zhvillim të vërtetë të ekonomisë.







