LDK

Mustafa pas bisedës me Lajcak: Dialogu të rezultojë me njohje të pavarësisë nga Serbia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Mustafa ka deklaruar se me Lajcak ka folur për situatën e pandemisë, situatën politike në Kosovë, Qeverinë e re, zhvillimin ekonomik dhe luftimin e korrupsionit.

Ai po ashtu nga Lajcak ka kërkuara se me nga fillimi i bisedimeve me Serbinë, marrëveshja mes dy vendeve të përfundon me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Kryetari Mustafa e theksoi se LDK-ja do ta pranoj dhe respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Z. Mustafa foli edhe për prioritetet dhe orientimet e Qeverisë së re; rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik; luftën kundër Covid-19; sundimin e ligjit; korrupsionin e çështje tjera me rëndësi. LDK-ja është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultojë me njohje reciproke, dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. LDK do të vazhdoj të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në komunikatën e LDK-së.