Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se adresimi i sontëm i Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme në rolit që ushtron.

“Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të  mbrojë institucionet e pavarura. Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në VV”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

“Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.  Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të  jete në Presidencë”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Ballkani.info/