Mustafa kujton Vokrrin: Personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar

Me rastin e dyvjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar si personalitet me vlera të larta njerëzore.

Mustafa thotë se Vokrri ishte sportist i nivelit ndërkombëtar dhe me kontributin e tij i solli Kosovës suksese të jashtëzakonshme.

“Sot, në dy vjetorin e vdekjes përkujtojmë ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin. Vokrri ishte personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar. Ai me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtar, arriti që vendin tonë ta anëtarësoj në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në nivel botëror në UEFA dhe FIFA.

Emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i cdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.

Kosova është krenare që lindi dhe rriti një talent të rrallë siq ishte Fadili. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit”.