Besian Mustafa

Mustafa: Ku është logjika të kërkohet kredi, kur i kanë të akumuluara afro 1 miliard euro në llogari bankare

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se do të kërkojnë në Kuvend miratimin e një marrëveshjeje me Bankën Botërore për marrjen e një kredie që kapë vlerën 47 milionë euro për ndihma sociale.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook tha se ku është logjika që Ministria e Financave të kërkojë të marrë kredi, kur i ka të akumuluar në llogari bankare afro 1 miliard euro.

“Ministria e Financave i ka akumuluar në llogari bankare gati 1 miliard euro, e po kërkon të marrë kredi nga Banka Botërore për pagesa sociale. Ku është logjika?”, shkroi ai.