Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati. Ai e ka pyetur Muratin se ku kanë mbetur 600 milionë euro, duke thënë se Ismaili e ka trazuar VV-në në Prishtinë.

E plotë:

A mundet me pyet dikush Hekuran Muratin ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?!

Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen!

Ministrit të qeverisë që e ka vendosë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe që në çdo hap e ka shkelë Kushtetutën, i paska ra në mend me pyet Uran Ismajlin për disa ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Urani është oferta më e mirë që e ka pasë ndonjëherë Prishtina dhe, pa dyshim, edhe Kryetari i ardhshëm i saj.