Arben Mustafa

Mustafa i PDK-së: Investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9%

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka publikuar shifrat që tregojnë se investimet në sektorin privat të Kosovës kanë shënuar rënie gjatë vitit 2023.

Mustafa ka thënë se gjatë tre mujorit të tretë, investimet private kanë shënuar rënie prej 19.9 për qind.

Kjo rënie sipas tij, tregon edhe gjendjen reale të ekonomisë së vendit.

Shkrimi i tij:

Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së).

Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit.