Mustafa i kërkon Lajçakut që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë, ku sot ka zhvilluar takime me krerët e partive politike në vend.

Lajçak gjatë ditës është takuar edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Në një njoftim të lëshuar nga LDK lidhur me takimin thuhet se kjo parti është e interesuar që marrëveshja të përmbyllet me njohje reciproke, shkruan Reporteri.

“Kryetari Mustafa e njoftoi z. Lajçak për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke. Ndërsa z. Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, një takim tjetër me kryeministrin Hoti, lajçak pritet ta ketë edhe nesër.