Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për deklaratën e Vjosa Osmanit e cila tha se kësaj partie i ka mbetur vetëm logoja.
“Askush nuk është bërë deputet pa u votuar së pari logoja e LDK-së e pastaj kandidati. Në qoftë se nuk e voton logon s’ka as vota për kandidat. Ne kemi deputetin Haxhi Avdyli që në raste të ndryshme del si zëdhënës i zonjës Osmanit. Vjosa s’ka nevojë për të, sepse larg është e përgatitur më mirë se Haxhia. Edhe Haki Abazi del e thotë e flet si zëdhënës i LDK-së, edhe pse ai na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar. Ne nuk bëjmë kështu, nga rruga e drejt e kandidat”, ka thënë Mustafa në RTK.
Sipas tij, LDK-ja e ka fetishizu shumë Vjosa Osmanit.
“Ajo tash duhet të shpërfaqet me kapacitetet që ka. Meqe thotë se ka vota, atëherë le ti merr ato. Ne nuk e pengojmë. Ne nëse shkojmë në zgjedhje do të japim alternativë e jo të akuzojmë se kush çkaa ka bërë. LDK gjithmonë ka ofruar zgjidhje”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, ata që dalin nga LDK-ja duhet ta matin mirë vetën. “Votuesit e LDK-së i votojnë politikat tona. Ai që del nga LDK-ja duhet ta matë vetën. A e votojnë njerëzit e LDK-së a të VV-së, është çështje e vlerësimit dhe përceptimit qytetarë”, ka thënë Mustafa. /Ballkani.info/







