Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu është një nga deputetët më aktivë të kësaj partie në rrjetet sociale. Ajo nuk kursen aspak akuza e ofendime ndaj kundërshtarëve politikë.

Së fundi Musliu ka hedhur akuza ndaj pushtetarëve duke i qujatur ‘burrat e zi’, pasi në përurimet e rrugëve ata nuk po marrin gratë, siç thotë ajo për të prerë shirita.

“Ta merr mendja prej xhepit te tyre e kane shtru ate asfallt. Mos harroni se gjysma e taksapaguesve ne Kosovë jane gra”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Burrat e zi plot fodullek gati me u perzhdredh duke bere gare per ta kapur nje cope shirit.
Ta merr mendja prej xhepit te tyre e kane shtru ate asfallt.
Mos harroni se gjysma e taksapaguesve ne Kosovë jane gra.

Urime rrugen e re Deçan-Plavë!