Deputetja

Musliu-Shoshi: Shtatorja e Leotrimit do të na kujtoj se LIRIA është e shtrenjtë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Skenderajt.

Me rastin e kësaj ditë, është zbuluar edhe shtatorja e Leotrim Ahmetit, që u vra nga forcat gjenocidiale serbe.

“Sot në 25 vjetorin e çlirimit, në qendër të Skenderajt, u zbulua shtatorja e LEOTRIM MALUSH AHMETI e që do të simbolizoj të gjithë fëmijët e vrarë nga dora barbare e pa mëshirëshme serbe. Shtatorja e Leotrimit do të na kujtoj se LIRIA është e shtrejtë për të cilën duhet të punojmë rreshurazi në mënyrë që e ardhmja të sigurojë PAQE, ZHVILLIM dhe SIGURI. “ – ka shkruar ajo në Facebook.