Musliu-Shoshi lavdëron Krasniqin dhe Hamzën: PDK-ja po ringritet për t`i dhënë shpresë Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka mirëpritur propozimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, për të nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.

Ajo ka lavdëruar të parin e PDK-së për veprimin e bërë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se në këtë mënyrë PDK-ja po e dëshmon që PDK-ja po ringritet për t`i dhënë shpresë Kosovës.

Pandashëm, lidershipi i PDK-së, Kryetari-Memli Krasniqi po dëshmon qe ne po ringritemi për ti dhënë shpresë Kosovës. Nominimi për kryeministër i një personaliteti si Bedri Hamza, dëshmon se PDK qëndron fortë në trashigiminë e saj, por ka edhe guximin e vizionin për të ardhmen”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, kjo parti çdoherë ka qenë forcë poliitke e shpresës.

Partia Demokratike e Kosovë, përherë në momente kritike, ishte forca politike e shpresës. Historia e re e Kosovës, tashmë ka shënuar emrat e personaliteteve që kanë bërë ndryshimet e mëdha në Kosovë. Liria, Pavarësia e Shtet-ndërimi, ka në bosht njerëzit e guximshëm, me vizion të qartë si Presidenti- Hashim Thaçi dhe Kryetari- Kadri Veseli.”, ka vlerësuar ajo.