Musliu-Shosh Përderisa presim trenin e radhës për viza, qeveria duhet të dijë të lobojë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musli-Shoshi, ka deklaruar se Kosova ka humbur shansin për liberalizim të vizave në vitin 2016.

Musliu në një postim në rrjetin social  “Facebook”, ajo ka shkruar se përderisa Kosova pret trenin e radhës për liberalizim, qeveri Kurti duhet të paktën të dijë të lobojë.

“Imagjinoni, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës. Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit.  Përderisa e presim trenin e radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të lobojë, të ketë strategji e plan, të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Postimi i plotë:

Imagjinoni, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe

Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës.

Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit.

Përderisa e presim trenin e radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të loboj, të ketë strategji e plan, të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian.