Musliu: Shkova në Preshevë para 10 vitesh, Ragmi Mustafa më tha se isha zyrtarja e parë që i vizitova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka rrëfyer për një vizitë që ka bërë në Luginën e Preshevës para 10 vitesh.

Musliu në emisionin “Frontal” në T7 tha se për herë të parë në Preshevë ka shkuar kur e ka marr mandatin e parë të deputetes.

“Unë e kam vizituar Preshevën para 10 vitesh kur e mora detyrën si deputete. Gjate kohës sa unë kam qenë sekretare e përgjithshme e Rinisë Demokratike të Kosovës ne kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me organizata rinore në Preshevë dhe kontaktet e mija atëherë, komunikimi me ata djem e vajza të Preshevës kam shkuar dhe e kam vizituar Preshevën si deputete”

Deputetja e PDK-së tha se gjatë kësaj vizite është befasuar kur e ka kuptuar se është zyrtarja e parë e Kosovës që e ka vizituar Preshevën.

Ajo deklaroi se sa qëndroi në Preshevë ka vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Preshevë.

“Të them të drejtën unë se kam ditur por kurrë kam shkuar në Preshevë dhe kur është prononcuar asokohe kryetari i atëhershëm Ragmi Mustafa tha se kjo është një vizitë historike sepse për herë të parë një zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës po e viziton Preshevën. U preva pak sepse atëherë nuk e kam dit që para meje s’ka qenë asnjë zyrtar zyrtarisht. Meqë isha zyrtarja e parë shtetërore unë kam kërkuar që t’i vizitojë varrezat e dëshmorëve në Preshevë”, tha Musliu në “Frontal”.