Musliu: LVV po bën atë që di më së miri, shkatërrimin e institucioneve

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu fillimisht komentoi dallimin në qasje të anëtarëve të LVV në Komisionin për punë të brendshme ndaj Qunit e Veliut.

“Para dy jave kemi pasur ministrin e mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka deklaruar që i ka 45 minuta në dispozicion, dhe ka fol 27 minuta. Si deputet kemi bëre pyetje ka 2 minuta. Kemi ngrit shqetësimet tona që nuk është në rregull kjo punë por ka dalluar me mbledhjen e sotme. Përkundër tendencave që sot të mos lejohet ministri I brendshëm të raportoi, atë dite ata e kanë pritur me zemërgjerësi Qunin. Janë dy ministra të të njëjtës parti, por dallojnë qëndrimet e tyre”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe për arsyen e mos lejimit të raportimit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, në komision.

Ndër tjerash deputetja e PDK-së tha se kishte shumë dëshirë që t’ia parashtrojë disa pyetje ministrit.

 “Ne e kemi ftuar 3 here zotin Veliu. Ftesa e parë nuk është përcaktuar për çka do të raportoj, dhe në mungesë të detajimit e ka refuzuar. Ftesën e dytë e kemi refuzuar ne si komision, për shkak të pandemisë. Ndërsa ka tregu që i ka 45 minuta në dispozicion për sot. Tani kur thonë që nuk janë mjaftueshëm me raportuar, por unë e kam një shembull nëse e kemi një ore mësimore 45 minuta, dhe menaxhohet me 40 nxënës, si të mos menaxhohet me 9 deputetë? Asnjëherë nuk na ka ndodhur që gjatë miratimit të rendit të ditës, të pengohet e njëjta. Qëndrimet e Veliu gjatë periudhës se koalicionit LVV-LDK janë ditur botërisht, pastaj shkarkimi e kthimi i tij në MPB,  ka bërë që të jetë kjo qasje ndaj tij. Sot më ka mbetur pikë që nuk e kam pyetur ministrin për rastin e dhunës në familje në Kamenicë. Është momenti i fundit qe ne ti forcojmë organet e sigurisë dhe të mos i neglizhojmë këto situata. Ai zotëria duhet të merret e të burgoset, kurse ne i dërgojme gratë në strehimore”, tha Musliu.

Ganimete Musliu u tregua e ashpër edhe me partinë tjetër që është në opozitë.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po e bën atë që di më së miri, shkatërrimin e institucioneve.

Tutje ajo bëri thirrje mediave që të mos merren me fjalët që ajo ja tha deputetes së LVV, Fitore Pacollit.

“LVV është duke e bërë punën që di më së miri. Është dëshmuar që kjo parti din më së miri të nxisë konflikte, të shkatërroi institucione dhe për këtë unë e duartrokas sepse po e bën punën perfekt. Nëse i përcillni seancat, çdo person që del në foltore në Kuvend, pengohet nga LVV. Nuk munden ata të na detyrojnë të flasim çka ata dëshirojnë. Ne nuk duhet të merremi me fjalët që i thashë ndaj Fitore Pacollit. Une ngris shumë herë çështje të mëdha, si hapja e çerdheve e shkollave të ndryshme. Ndërsa top lajm bëhët se çka i thashë Fitores. Por une po e them, deputetet e LVV e bëjnë një gjë të tillë gjithmonë. Unë skam problem me asnjë deputet të asnjë partie. Ka qenë vetëm një ish deputet qe kurrë nuk ja kam dhënë dorën, por nuk dua të ja përmend emrin. Nuk ka deputet të RKS qe nuk ja zgjas doren”, tha ajo.

Ndërsa teksa foli edhe për pozitën, ajo kritikoi qeverinë Hoti.

“Kryeministri e ka një pozicion, ndërsa unë një tjetër. Unë mendoi që gjendja në Kosovë është mjaft e rënduar, por duke krijuar zhurmë nuk ndihmojnë vendin. Duhet të argumentojmë mençur e mirë. Ekonomia është në kolaps, e ki sektorin privat në mjerim, shëndetësinë të mbingarkuar etj etj. Duhet të merremi me këtë çështje, e jo të shahemi mes vete”, tha deputetja e PDK’së.

E ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, sipas Musliut, e ka humbur shancën jetike kur doli në tubimin e LVV me 12 qershor.

“Ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, e ka humbur shancen jetike. E filloi mirë, por tani filloi të degradoi. Rastet i kanë fshehur, keqpërdorime janë bërë. Figura e ish ministrit ishte ajo fotografia e shpresës për qytetarët. Pandemia ishte e panjohur dhe me përgjegjësi e diciplinë i janë përgjigjur Vitisë qytetarët. Një ministër që për 52 ditë, tenton të jetë hero dhe e shkatërron vetë është e pafalshme. Ne pikun e pandemisë te qohesh e të mos distancohesh nga tubimi i LVV me 12 qershor, është e pafalshme”, tha Musliu.

Ndërkohë ajo tha që gjendja shëndetësore e kryetarit të partisë që ajo i përket, Kadri Veseli, është e mirë.