Musliu: Kryetari i ri në PDK duhet ta dijë se nuk mund të ketë 12 nënkryetarë, prej tyre asnjë grua

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, është shprehur se kryetari i ri i këtij subjekti i cili do të zgjedhet më 3 korrik duhet të marrë përgjegjësi e jo të fshihet pas emrave të tjerë.

“Ai/ajo duhet ta ketë parasysh ruajtjen e kontinuitetit. E them me bindje që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli misionin e tyre e kanë përmbushur në mënyrën më të mirë, qoftë në atë kombëtar, patriotik, qoftë si lidership”, ka thënë Musliu.

Musliu nga Info Magazine i ka bërë thirrje kryetarit të ri, cilido që të zgjedhet që subjekti duhet ta ketë një nënkryetare.

“Nuk do të ndodhë që të kemi nëntë apo 12 nënkryetarë dhe asnjë nënkryetare grua. Këtë duhet ta ketë të qartë kryetari i ri. PDK ka shumë gra dhe vajza që janë aktiviste, cilado të jetë do të jetë e mirëseardhur”.

Konventa e 3 korrikut, sipas saj do të jetë pikënisja drejt fitoreve të reja të PDK-së në zgjedhje.