Musliu i thotë Osmanit: Këshilltarët tuaj s’kanë të drejtë të më diktojnë si flas në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar këshilltarit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha që në seancën ku ndodhi përplasja mes Osmanit dhe Ukajt.

Musliu në atë seancë ka kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës, dhe se ka abuzuar me këtë lëshim që e ka bërë Osmani, dhe ka filluar me gjuhë jo parlamentare.

Deputetja e PDK-së kërkoi nga Osmani se këshilltarët e saj, si në këtë rast Faton Peci, nuk ka të drejt të e diktoj se si flet në Kuvend.

“I paska dal rend keti t’lmojtit Faton Pecit me ma permend emrin. Zonja Vjosa Osmani- Sherifja e re e qytetit tregoj keti te t’lmojtit qe s’ka drejt te ma diktoj mua si flas ne Kuvend. Perndryshe me bene te mendoj qe tere maskarallaku ate dite ne Kuvend ka qene skenar i yti dhe i keshilltarve tu te vizllushem”.