Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili deklaroi dje se “3.3 milionë euro janë vjedhur në një traktor”.

“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi dënohet me ligj.Prokurori  pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu. /Ballkani.info/