Musliu i kapet për fjale Kurtit: A paska kërku Serbia falje për krimet e luftës a?

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu, ka reaguar për takimin e Kurti-Vucic, anipse sa ishte në opozitë kryeministri kosovar thoshte se nuk do ndodh pa kërkuar Serbia falje për krimet e luftës, e pa e njohur shtetin e Kosovës.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka pyetur se : A paska kërku Serbia falje për krimet e luftës a?’’

Kujtojmë se takimi i Kurtit me Vucic ngjalli reagime të shumta pas ndryshimit të qëndrimit nga kryeministri kosovar, që dikur refuzonte të takohej me Vucic.

Sot Kurti udhëtoi për në Berlin ku pati takim me kancelarin Olaf Scholz, e më pas me Vucic e Lajcak ata u takuan në një darkë.