Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, i cili aktualisht është ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“E ka bërë  gruaja ambasador e nuk trus me nejt në Shkup, por çdo ditë abuzon duke udhëtuar me veturë zyrtare”, ka shkruar Muslu.

Postimi i plotë:

PRINDON SADRIU, AMBASADOR ME KORRESPONDENCË, USHTAR ME KORRESPODENCÊ

E ka bërë  gruaja ambasador e nuk trus me nejt në Shkup, por çdo ditë abuzon duke udhëtuar me veturë zyrtare.

Ky i merr 3500 euro për ta përfaqësuar Kosovën në Maqedoninë e Veriut. Ambasador me korrespodencë. Ushtar me korrespodencë. Ndërsa, krejt benificionet ia merr shtetit si i rregullt!