Mushkolaj thumbon fortë Isa Mustafën: A s’qenka fajtorë partitë tjera për rrahjet në LDK?

Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar përjashtimin e Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, nga gara për kryetar të Degës së III-të në Prishtinë, nga ana e LDK-së.

Në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të kryesisë së LDK-së, ishte thënë se në incidentet e ndodhura kishin pasur gisht edhe partitë e tjera.

“Knej thojnë që problemet në LDK po i bojnë këta t’partive tjera, e në anën tjetër i përjashtojnë prej garës Arbanin e Hazirin. Vendos kush janë fajtorët, o Isë”, ka shkruar Mushkolaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se përjashtimi i dy kandidatëve për Degën e III-të në Prishtinë, ka ardhur pas incidentit të djeshëm në lagjen Mat, ku situata ka eskaluar në përleshje fizike dhe gjuajtje me karrige. /Ballkani.info