Mushkolaj: LDK-ja i beson Gjykatës Kushtetues ashtu siç i konvenon

Analisti Imer Mushkolaj, përmes një statusi në facebook i ka quajtur “parimor” Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku sipas tij LDK-ja i beson Gjykatës Kushtetues ashtu siç ju konvenon.

Mushkolaj i ka përmendur LDK-së se si është e mundur që LDK-ja të humb besimin Gjykatës Kushtetuese kur vendos kundër Arban Abrashit n’Prishtinë, por i beson po të njëjtës gjykatë kur vendos pro Haki Rugovës n’Istog, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ja statusi:

LDK humb besimin në Gjykatën Kushtetuese kur vendos kundër Arban Abrashit n’Prishtinë, por i beson po të njëjtës gjykatë kur vendos pro Haki Rugovës n’Istog. Bravo, shumë parimore!