Imer Mushkolaj

Mushkolaj – Kurtit: Me kushte a pa kushte, me koordinim a pa koordinim?

Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, ka pranuar se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Mushkolaj ka pyetur Kurtin se po bëhet me kushtet a pa kushte, duke u rikujtuar një nga frazat e Kurti të përdoruar në Kuvendin e Kosovës.

“Me kushte a pa kushte, me koordinim a pa koordinim?” – ka shkruar Mushkolaj.