Analisti dhe opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për zvarritje të situatës politike dhe mashtrim të qytetarëve lidhur me krijimin e qeverisë së re.
Sipas Mushkolajt, Kurti kishte 56 vota në Kuvend që para gjashtë muajsh, kohë kur ai përpiqej me këmbëngulje që Albulena Haxhiu të zgjidhej kryeparlamentare. Ai thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe, Vetëvendosje ka mashtruar publikun duke pretenduar se i kishte siguruar votat për formimin e qeverisë.
Mushkolaj thekson se Kurti ka “vjedhur muaj nga jeta e qytetarëve” vetëm për të konfirmuar atë që, siç thotë ai, ishte e qartë për të gjithë: pamundësinë e krijimit të koalicionit qeveritar pa marrëveshje politike.
Në përfundim të reagimit të tij, ai e cilëson Kurtin si përgjegjës kryesor për krizën dhe bllokimin institucional, duke e quajtur “sinonim të mashtrimit dhe dështimit”.







