Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka qenë i ashpër me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit ka njoftuar se e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar Adem Hoxhën, një deputet nga komuniteti goran.

“Ramushi: Albini osht njeri i Serbisë, ama Ademin, njeri po ashtu i Serbisë, po e marr në grupin parlamentar të AAK’së. Qr”, ka shkruar Mushkolaj.

Adem Hoxha është akuzuar vazhdimisht si njeri që merr komanda nga Serbia, respektivisht nga Lista Serbe. Në legjislaturën e kaluar ai ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe. /Ballkani.info/